Pas përfundimit të mbledhjes me aleatët, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se është totalisht pro hapjes së listave, por me kushtin që mos të preket formula e koalicioneve parazgjedhore dhe përllogaritja e mandateve të vijojë siç është.

Në një prononcim për mediat, lideri demokrat deklaroi se opozita e bashkuar ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin që të shprehin sot qendrimin për ndryshimet kushtetuese.

“Opozita e Bashkuar është e vendosur të refuzojë çdo propozim unilateral për ndryshimet kushtetuese. Duke qenë që PS dhe kryetari i saj kanë ndryshuar qëndrim disa herë, para dhe pas 5 qershorit, dhe tani mendojnë se po iu shesin shqiptarëve dashurinë për listat e hapura, dua t’ju njoftoj me vendimin e Opozitës së Bashkuar. Kemi mandatuar sot Bylykbashin dhe Vasilin që përsa i përket kësaj çështje të paraqesin vendimin, që është: Opozita e Bashkuar do të mbështesë 100 për qind hapjen e listave, me kushtin që të mos preken koalicionet, por të jenë siç janë sot, po kështu edhe formula e shpërndarjes së mandateve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *