Afro tre milionë euro është vlera e pronave që iu sekuestruan  pronarit shqiptar të skuadrës italiane të futbollit “darfo boario”, Gëzim Sallaku, vëllait të tij Saimir Sallaku dhe biznesmenit Rabi Kurti.

 

Nën sekuestro janë vendosur  një kompani importi e automjeteve, sipërfaqe të mëdha toke trualli, 3 banesa private, 2 apartamente si dhe 13 automjete.

 

Dyshimet nisën pas disa transfertave të dyshimta bankare të tre biznesmenëve përgjatë vitit 2018.

 

Sallaku është hetuar edhe për evazion fiskal, falimentim të rremë dhe për armë pa leje.

 

Bashkë me 4 vëllezërit është arrestuar në Itali në 2018-ën, për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

 

Pasuritë e sekuestruara:

 

– Sekuestro 100% të aksioneve të shoqërisë “GSA Sallaku” sh.p.k, me aktivitet “Import, eksport, tregti autoveturash, kamionësh etj”, me seli në Durrës, me ortak të vetëm dhe administrator shtetasin Gëzim Sallaku;

– 2 apartamente, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

– 20.600 m2 sipërfaqe toke arë, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

– 1000 m2 sipërfaqe toke truall, mbi të cilën janë ndërtuar 2 banesa me sipërfaqe 140 m2 secila, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

– Një godinë banimi dykatëshe dhe 2 apartamente banimi, në Durrës, në pronësi të shtetasit R. K.;

13 automjete të markave të ndryshme në pronësi të shoqërisë tregtare “GSA Sallaku”.

Vazhdon puna nga Njësia e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, për identifikimin e pasurive të tjera të këtyre personave dhe lidhjeve të tyre familjare dhe shoqërore.

Shtetasi Gëzim Sallaku ka kryer veprimtari kriminale dhe është dënuar në shtetin italian nga viti 1999 – 2008.

Sallaku mes te tjerash ka pasur disa biznese edhe ne shtetin italian, ku me se shumti u be i njohur mediatikisht per faktin se bleu klubin italian te kategorise D, Darfo.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *