Subscribe

Partia Socialiste akuzon PD-në dhe kreun e saj Lulzim Basha, se ka paguar 825 mijë dollarë në harkun kohor të tre muajve, para zgjedhjeve të 25 qershorit, kompanive lobuese amerikane. Taulant Balla tha se pagesat janë kryer duke shfrytëzuar edhe kompani offshore, me seli në Belize, vend i Amerikës Qendrore.

 

Duke e konsideruar si skandal, pasi shumat nuk janë deklaruar në KQZ, pasi kështu sanksionohet në ligj, Balla tha se lideri i opozitës duhet të sqarojë se ku i ka gjetur paratë. Ndërkohë që i bëri thirrje Prokurorisë të nisë hetimet.

 

Zyrtari i lartë socialist, kërkoi nga Prokuroria të nisë menjëherë hetimet dhe të zbardhë burimin e parave që PD u ka dhënë lobistëve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *