Prokuroria e Gjirokastër nuk kanë dalë ende në një konkluzion përfundimtar lidhur me çështjen e vdekjes së minoritarit grek Kostandin Kacifas.

 

Drejtuesi i Prokurorisë së këtij qyteti, Julian Çafka bën me dije se ky procedim penal vazhdon të ndodhet në fazën e hetimeve paraprake.

 

Ndër të tjera, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër siguron publikun se do të kryejë hetimin me objektivitet e paanësi dhe do të parashtrojë zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje.

 

Kostandinos Kaçifas humbi jetën më 28 tetor të vitit 2018 në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Ai qëlloi me breshëri kallashnikovi kundër policisë shqiptare dhe nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë për t’u vetëdorëzuar dhe për të ndalur sulmin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *