Subscribe

Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar zyrtarisht informacion Ambasadës Amerikane në lidhje me kandidatin për deputet Tom Doshi.

Kjo kërkesë nga organi i akuzës, raporton Vizion Plus, vjen pas deklaratave të drejtpërdrejta  te diplomates Yuri Kim kundër Tom Doshit, e cila i ka bërë thirrje klasës politike që ky i fundit të përjashtohet nga kandidimi për zgjedhjet e 25 prillit.

Në letrën drejtuar ambasadës amerikane, Prokuroria ka kërkuar t’i vihen në dispozicion informacionet apo faktet që selia diplomatike amerikane ka kundër Doshit.

Departamenti Amerikan i Shtetit në Prill të vitit 2018, e shpalli non-grata duke i bllokuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara Doshit dhe familjes së tij, duke e akuzuar për korrupsion.

Prokuroria e Përgjithshme konfirmon se në varësi të përgjigjes nga ambasada do të vlerësojë hapat e mëtejshëm qe do të ndërmerren.

Diplomatja amerikane Juri Kim ka kërkuar disa herë që organet e drejtësisë të hetojnë veprimtarinë e kryetarit të partisë Social-Demokrate.

Tom Doshi është një nga 28 kandidatët për të cilët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar verifikim nga Prokuroria e Përgjithshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *