Subscribe

Prokuroria e Krimeve te Renda ka sekuestruar regjistrat detare te portit të Vlorës lidhur me hetimin e dosjes Tahiri-Habilaj.

 

Burime pranë organit të akuzës konfirmuan se marrja e tyre ka të bëjë me hetimin e ish-ministrit të brendshëm ndërsa do të verifikohen lëvizjet e tij me mjetet lundruese si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

 

Një vit më parë Prokuroria sekuestroi patentat detare të ish-ministrit nga të dhënat e të cilave rezultoi se Saimir Tahiri mund të drejtojë mjet lundrues të tipit skipper, më një shpejtësi maksimale deri në 65 milje në orë dhe i gjatë 8 metra.

 

Vetë ish-ministri i brendshëm mohoi të ketë në pronësi të tij një skaf, ndërsa Prokuroria pritet të zbardhë më shumë për lëvizjet e Tahirit.

 

Ndërkohë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka mbërritur letërporosia nga autoritetet Greke, ndërsa pritet rimarrja në pyetje e Nazer Seitit i njohur dhe si financieri i Grupit të Habilajve.

 

Pak ditë më parë, ish-ministri i brendshëm dorëzoi zyrtarisht mandatin e deputetit, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë njoftoi KQZ per vakancen e krijuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *