Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtatë personat e arrestuar gjatë operacionit “Tranzit”.

 

Një prej të arrestuarve është edhe Pajtim Aga, i cili është vëllai i shefit të qarkullimit në Dibër, Robert Aga.

 

Ky i fundit u shkarkua nga posti vetëm pak orë pas operacionit të policisë.

 

Pajtim Aga, së bashku me Edmond Rajtën, Shkëlzen Mazarin, Devi Mijën, Fatjon Dodjan, Marsida Piperin dhe Arjet Halilajn rrezikojnë burgun për shkak se në 18 janar u kapën me 32.5 kg drogë në formë çokollate.

 

Ngarkesa ishte siguruar në Greqi dhe po transportohej në Shqipëri përmes kufirit nga Konispoli.

 

Gjykata e Tiranës do të shprehet të martën për kërkesën e prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *