Subscribe

Prokuroria e Krimeve të rënda i kërkoi gjykatës që Klemend Balili të shpallet fajtor për 4 akuza dhe të dënohen në total me 18 vite burgim.

 

Prokurori Ened Nakuçi lexoi  pretencën, ku me gjykim të shkurtuar, ulja e dënimit për Balilin, i cilësuar si eskobari i ballkanit, shkonm deri në 12 vite burgim.

 

Përveç një episodi të trafikut të rreth 700 kg kanabism, që prokuroria akuzon balilin në sajë të provave e përgjimeve të ardhura nga Greqia, organi i akuzës tha se ai ka fshehur edhe pasurinë.

 

Sipas prokurorisë rezulton se Balili nuk ka deklaruar vlerën e saktë të banesës private një automjet. Si dhe bashkëshortja e tij nuk ka shumën prej 30 mijë eurosh.

 

Gjatë pretencës Balili u shfaq i buzëqeshur, ndërsa nuk bëri asnjë koment. Avokati i tij mbrojtës hodhi poshtë akuzat duke pretenduar se janë të pabazuara. Theodhori Sollaku nuk nguroi të bënte ironi me prokurorin.

 

Balili akuzohet edhe për pastrim parash e pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, ndërsa pak ditë më parë prokurori kërkoi që ti konfiskohen edhe pronat në emër te tij se bashku me resortin luksoz santa kuaranta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *