Prokuroria e Përgjithshme I ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës të nisë hetimet ndaj ish Ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi.

Në letren që Prokuroria e Përgjithshme I dërgon prokurorisë së Tiranës thuhet se ka dyshime se Peleshi ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar një urdhër për zhbllokimin e përdorimit të insekticidit Silikon Mix, raporton Vizion Plus.

Ky insekticid që përdoret tek frutat dhe perimet, nuk lejohej të përdorej pasi ishte konstatuar se mund të shkaktonte dëme në organizmin e njeriut.

 

“Bashkëlidhur ju dërgojmë  për vlerësim ligjor sipas kompetencës, të dhëna të printuara nga mediat audiovizive ku përfshihen dyshime në lidhje me shpërdorimin e detyrës prej shtetasit Niko Peleshi. Konkretisht, nga publikimet e fundit rezulton se ish-Ministri i Bujqësisë, ka lëshuar në kundërshtim me ligjin urdhrin për zhbllokimin e insekticidit Silikon Mix, i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve, me pasoja të dëmshme.Në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të ligjit “Për organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, pa cenuar sekretin hetimor, kërkojmë informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit”.

 

 

Kërkesa e organit të përgjithshëm të akuzës mban datën 3 shtator 2019 dhe firmën e drejtores së kabinetit , Alketa Zifla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *