Ngjarja e fshatit Arapaj të Durrësit, ku mendohet se disa adoleshente kanë abuzuar me një vajzë 8 vjece në ambjentet e shkollës, vijon ende të mbulohet me hije dyshimi.

Fillimisht nga korrespodentet e mediave u publikua lajmi se vogelushja ishte përdhunuar në datën 5 korrik e se ishte gjetur e lidhur ne katin e 4 të shkollës në Arapaj nga një mesuese.

Mirëpo më pas policia dhe prokuroria e kanë përgenjeshtruar lajmin.

Në fakt policia e kishte bërë një njoftim për ngjarjen që në 6 korrik, por asnjë media nuk kishte publikuar rastin duke qënë se në njoftimin për shtyp nuk përmendej në asnjë rrjesht se arrestimi I një 16 vjecari ishte bërë për shkak të abuzimit seksual me një vajzë të vogël. Aty saktësohej se arrestimi I adoleshentit ishte bërë për veprat penale të parashikuara nga nenet 108/a/2 dhe 110/2 të Kodit Penal, të cilët në fakt po të hedhësh një sy në kod janë ngacmim seksual dhe heqje e paligjshme e lirise.

 

Ky është njoftimi I policisë i datës 6 korrik:

 

Më datë 05.07.2019, Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës në zbatim të urdhërit të Prokurorit, ndaluan 16-vjecarin A.R., pasi ky shtetas dyshohet të ketë kryer veprat penale të parashikuara nga nenet 108/a/2 dhe 110/2 të Kodit Penal. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një të mitur 13-vjeçar. Për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera.

 

 

Sot ishte radha e Prokurorisë së Durrësit që të mohonte përdhunimin e mundshëm te 8 vjecares.

 

Organi i akuzës madje në reagim shton se nuk ka patur fare tentative për përdhunim e së duke qënë një ngjarje ku janë përfshirë të mitur, sipas kodit ka qënë I ndaluar publikimi I gjeneraliteteve të personave të përfshirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *