Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
17 June 2025
Vizion fokus

Irani nis një valë të re sulmesh ndaj Izraelit

Netanyahu: Vrasja e liderit suprem të Iranit do t’i...

Aksident i rëndë në Sarandë/ Makina bie nga ura,...

Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror...

Taremi drejt largimit nga Interi

Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia dhe Bosnja votojnë...

“Irani të ndalojë programet bërthamore dhe balistike”, Begaj: Mbështesim...

Sulm me thikë në një autobus në Belgjikë, një...

Sirena alarmi në disa qytete në Izrael, sulm i...

Ofertë 130 milionë euro, Reali bëhet gati të shesë...

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale: Izraeli duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar

3 Dhjetor 23:19

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) i bëri thirrje të dielën Izraelit të respektojë rregullat ndërkombëtare të luftës dhe tha se po përshpejton hetimet për dhunën nga kolonët izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor.

 

“Nuk ka justifikim që në Gazë doktorët të bëjnë operacione pa drita, që fëmijët të operohen pa anestezi. Imagjinoni dhimbjen”, tha prokurori Karim Khan në një video të publikuar në internet pas vizitës katër ditore në Izrael dhe Autoritetin Palestinez në Bregun Perëndimor.

 

“Isha tepër i qartë, se është koha të zbatohen ligjet. Nëse Izraeli nuk i respekton ato, më pas nuk duhet të ankohet”, tha zoti Khan.

 

Izraeli është zotuar të asgjësojë Hamasin dhe thotë se qëllimi i tij në Gazë është të shkatërrojë objektivat e lidhur me këtë grup, ndërsa u kërkon civilëve të largohen nga zonat në fjalë. Ndërkohë Hamasi, që gëzon mbështetjen e Iranit, është zotuar për shkatërrimin e Izraelit.

 

Prokurori Khan gjithashtu i bëri thirrje Hamasit që të respektojë rregullat e luftës dhe të mos keqpërdorë asnjë ndihmë humanitare që dërgohet në Ripin e Gazës.

 

“Civilët duhet të kenë qasje tek ushqimet bazë, ujin dhe furnizimet mjekësore tepër të nevojshme, pa vonesa të mëtejshme, me shpejtësi dhe në masë”, tha ai.

 

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) tha se mizoritë e kryera nga Hamasi më 7 tetor ishin “disa nga krimet më të rënda ndërkombëtare që trondisin ndërgjegjen e njerëzimit” dhe tha se institucioni i tij është i gatshëm ta ndihmojë Izraelin në hetimin e tyre dhe ndjekjen penale të personave përgjegjës.

 

Në të njëjtën kohë, ai tha se dhuna nga kolonët në Bregun Perëndimor ishte “e papranueshme” dhe se gjithashtu nuk mund të lihej pa u ndëshkuar.

 

Izraeli nuk është vend anëtar i gjykatës me seli në Hagë dhe nuk e njeh juridiksionin e saj. Por prokurori Khan në tetor theksoi se gjykata kishte juridiksion mbi krimet e mundshme të luftës të kryera nga militantët e Hamasit në Izrael dhe nga izraelitët në Rripin e Gazës.

 

ICC-ja ka një hetim në vazhdim në territoret e pushtuara palestineze për krime të mundshme lufte dhe krime kundër njerëzimit që nga viti 2021./voa

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Gaza Izrael sulme

Nga e njëjta kategori

Plotësohet “Puzzle”/ Në garë për 100 mijë euro, ja kush janë finalistët e Ferma VIP 2

më shumë...

EMRI/ Ja kush është finalisti i katërt i Ferma VIP 2

më shumë...

Rrëfimi i pazakontë i Albano Bogdos, lot të qeshurash në Ferma VIP

më shumë...

Irani nis një valë të re sulmesh ndaj Izraelit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:09

Plotësohet “Puzzle”/ Në garë për 100 mijë...

11:38

EMRI/ Ja kush është finalisti i katërt...

11:14

“Mua duhet të më rrëmbesh”, Elinara flet...

10:57

Rrëfimi i pazakontë i Albano Bogdos, lot...

10:41

Irani nis një valë të re sulmesh...

10:18

Elianara apo Andrea? Ja kush është fermeri...

9:54

Netanyahu: Vrasja e liderit suprem të Iranit...

9:31

Elinara përballë Andreas, thirrjet e tyre për...

9:23

Elinara në televotim “kokë më kokë” me...

9:21

Aksident i rëndë në Sarandë/ Makina bie...

9:13

Luana zbulon sa finalistë do të jenë...

9:05

Gjysmëfinalja e “Ferma VIP”, Luana Vjollca godet...

9:02

Ushqimet që duhet të shmangni pas të...

9:00

Nis gjysmëfinalja e “Ferma VIP 2”! Spektakël...

8:58

Ishte duke u larë në det, mbytet...

8:21

Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në...

8:13

Taremi drejt largimit nga Interi

7:38

Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia dhe...

7:37

“Irani të ndalojë programet bërthamore dhe balistike”,...

7:26

Sulm me thikë në një autobus në...

Më të klikuarat

  • 250 mijë makina me borxhe, autoritetet sqarojnë se qytetarët...
  • Plotësohet “Puzzle”/ Në garë për 100 mijë euro, ja kush janë...
  • Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia dhe Bosnja votojnë kundër d...
  • Elianara apo Andrea? Ja kush është fermeri që eliminohet në...
  • EMRI/ Ja kush është finalisti i katërt i Ferma VIP 2
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services