Subscribe

Aty do të mund të përballemi me hijet e së shkuarës, me terrorin komunist, me përgjimet dhe përndjekjet e Shqipërisë së më shumë se 30 viteve më parë. Sepse Shtëpia e Gjetheve ka hyrë në fazën e tretë të shndërrimit të saj në një muze. E kanë pagëzuar me emrin muzeu “Gjethi”, e gjithçka mbetet për të diskutuar është se me çfarë do ta grishë ky muze publikun. Një vit më parë, kur ky projekt u prezantua nga Ministria e Kulturës, shtëpia e mbetur në harresë nisi të ngjallë kureshtje. Ashtu sikurse edhe Bunkeri, tanimë i hapur për publikun, edhe Muzeu i Gjethi nuk u la pa komente negative, çka sipas Ministrisë së Kulturës është një e drejtë e shoqërisë, por që se pengon politikën të rrëfejë të vërteta. Koncepti përmbajtja dhe i gjithë muzealizimi i kësaj shtëpie, vjen në si një bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës dhe ekspertëve të SHISH, të përndjekurve politikë dhe shoqatave që kanë treguar interes për të rrëfyer të vërteta diktatoriale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *