Subscribe

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri mori pjesë në takimin e ministrave të transportit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Lubjanë të Sllovenisë. Gjiknuri prezantoi masat e qeverisë shqiptare, sa i përket sigurisë rrugore si dhe projektet e zhvillimeve në infrastrukture.

 

 “E veçanta është se përveç Komisioneres Evropiane për Transportin, këtu kishte prani edhe nga disa prej vendeve anëtare të familjes evropiane. Kjo tregon rritjen e interesit për këtë proces ashtu sikurse për përfshirjen e vendeve të tjera në ato që quhen korridore të rëndësishme europiane. Rasti i Shqipërisë me vendet fqinje u mbajt si model i mirë në këtë drejtim. Shpjegova edhe skemat e mbështetjes financiare nëpërmjet Partnerit Publik Privat si një nga format e përmirësimit të infrastrukturës në vend.”

 

Në përfundim të takimit, ministrat u dakordësuan për dy deklarata që kishin për bazë angazhimin e përbashkët në rritjen e sigurisë rrugore si dhe lehtësimin e kalimit kufitar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *