Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj tregoi në Parlament se çfarë po ndodh me procesin rindërtimit pas tërmetit.

 

Ahmetaj ju përgjigj deputetit të opozitës, Halit Valteri, i cili kërkoi llogari se në ç’fazë është rindërtimi.

 

Sipas ministrit, Shqipëria vendosi të veprojë ndyrshe nga shtetet fqinje, duke rindërtuar një shtëpi.

 

“E vlerësoj shqetësimin tuaj legjitim dhe të vërtetë për cka po ndodh me procesin e rindërtimit, familjet që kanë nevojë për mbështetje. Kam detyrim t’ju jap informacion të detajuar. Dua të ndaj me ju, pavarësisht cinizmit jashtë këtyre mureve, programi i Rindërtimit është unik. Italia, një nga 7 vendet më të zhvilluara ka nga 4 në 10 vite vonesë për procese të tilla. Në shumë pak vende në botë programi është kaq social sa shteti vendos të rindërtojë shtëpi. Italia jep për banorët e dëmtuar kredi të buta, ne hoqëm dorë nga kjo formulë, shteti mori përsipër ndërtimin që nga infrastruktura deri te pallatet. Nuk po them që gjërat janë berë perfekte, por po punohet me përgjegjshmëri. 34 miliard lekë janë për rindërtimin, nga të cilat janë alokuar 32 miliard lekë në 4 programe. 9,818 miliardë lekë është fondi për çdo bashki dhe është disbursuar 6 miliardë lekë 27 mijë e 594 familje përfituese vetëm nga një program. Objektet arsimore, kemi 167 objekte për tu rindërtuar, sot u hap edhe Sami Frashëri, urime për nxënësve. Kam një dosje të detajuar.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *