Në takimin me të rinjtë në Njësinë 8, Monika Kryemadhi premtoi rimbursimin me 5% të faturës. Ajo u takua me grupin e votuesve për herë të parë dhe theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Për kryetaren e LSI-së, duke formalizuar ekonominë, sigurohen edhe të ardhurat e mjaftueshme.

Ai u shpreh se qëllimi i kësaj force politike është të rrisë standardin e jetesës, të ulë koston e jetesës dhe të krijojë mundësi për të investuar.

“Por do të dëshiroja që secili nga ju, duke qenë se keni pranuar për të kontribuar, ndihmuar dhe për të votuar LSI-në më 25 prill, t’iu bëni kërkesë prindërve dhe familjarëve tuaj për të qenë të vëmendshëm për të parë kartat e identitetit, pasaportën biometrike, në mënyrë të tillë që të kemi një pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhjet e 25 prillit. Pse duam ne që të kemi një pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhjet e 25 prillit? Ne si LSI, kemi një program shumë të thjeshtë, shumë të detajuar, shumë specifik, i drejtpërdrejtë. Është ky program, një broshurë me fjalë të thjeshta, që është i fokusuar në 5 prioritete, që janë të realizueshme dhe të menjëhershme, ku prioriteti i parë për ne është ekonomia, lufta ndaj papunësisë dhe krijimi i vendeve të reja të punës, si edhe një punë të mirëpaguar. Dhe në anën tjetër është arsimi, ku këto vende pune të mirëpaguara vijnë si rezultat i studentëve, i profesionistëve të zotë dhe që kanë mundësi për të krijuar hapësirat e tyre. Ne jemi fokusuar në disa gjëra, sepse në fund të ditës të gjithë thonë, se si realizohet kjo. Është shumë e thjeshtë për ta realizuar. Një nga pikat kryesore është rimbursimi i 5% të faturës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *