Ambasada e amerikane në Tiranë ka njoftuar se kanë akorduar një fond shtesë prej 920,000 dollarësh në mbështetje të ligjszbatimit në Shqipëri.

 

Në një postim në Facebook, ambasada amerikane thekson se përmes këti fondi mbështetja e SHBA në programet e ligjzbatimit ka kapur vlerën e 5.1 mln dollarëve.

 

Sipas ambasadës, ndihma do të kontriubojë për Planin e Veprimit të burgjeve të 2019 të Ministrisë së Drejtësisë.

 

“Një sistem i përmirësuar burgjesh është thelbësor për përpjekjet e vazhduara të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit dhe luftuar krimin e organizuar. Më 1 tetor, Shtetet e Bashkuara akorduan një fond shtesë prej 920,000 dollarë në mbështetje të programeve të ligjzbatimit në Shqipëri, duke e rritur totalin e mbështetjes së SHBA në 5.1 milionë dollarë. Ndihma shtesë do të kontribuojë për Planin e Veprimit për Burgjet 2019 të Ministrisë së Drejtësisë, të cilat do të kenë në shënjestër reformat brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të profesionalizuar edhe më tej sistemin korrektiv, përforcuar sigurinë publike, dhe zbatuar masa energjike kundër aktivitetit kriminal të organizuar. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara në mënyrë të palëkundur për t’i mbështetur këto përpjekje dhe për të ndihmuar Shqipërinë që të ndërtojë një sistem drejtësie penale që të jetë i efektshëm dhe transparent.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *