Real Madrid – B. Dortmund ne Vizion Plus | UEFA Champions League | Java e 6-te e fazes ne grupe 2017/18

Java permbyllese e fazes ne grupe te UEFA Champions League sjell ne Vizion Plus, duelin spanjollo-gjerman, sfiden e grupit H, mes Real Madrid dhe Borusia Dortmund. Real Madrid kerkon te permbyll me fitore fushaten e tij ne grupin H teksa perballe do te kete te eleminuarit e grupit Borussia Dortmund, ne perpjekjen e fundit per te siguruar nje vend ne UEFA Europa League. Real Madrid CF nuk mund te shkoje me shume sesa vendi i dyte ne grupin H teksa pergatiten per perballjen e rivalet thuajse te perhershem gjermanet e Borussia Dortmund, shpresa e vetme per te cilet eshte tashme nje vend ne 1/16-at e UEFA Europa League. Real Madrid ka 10 pike, 3 me pak se kryesuesit e grupit Tottenham, por ata nuk mund ti kalojne edhe ne rast fitoreje per shkak te rekordeve ne ndeshjet direkte. Dortmund ka dy pike, po aq sa edhe rivalet e Tottenham, APOEL FC, te cilet kane barazuar 1 me 1 ne te dyja ndeshjet me klubin Gjerman. Ne rast se te dyja takimet e fundit te grupit do te perfundojne ne barazim, Dortmund do te mbetej ne UEFA Europa League per shkak te golavarazhit. Ne rast se Dortmund dhe APOEL fitojne ose humbin, renditja finale do te varej nga numri i golave te shenuar apo te pesuar ne keto dy ndeshje. Spanjollet fituan 3 me 1 ne Dortmund ne javen e dyte te kesaj faze, duke i dhene fundit zinxhirit te 3 ndeshjeve pa fitore ndaj ekipeve te Bundesliges.

 

Takimet e meparshme

  • Rekordi I klubeve ne gjashte perballjet e meparshme ne Spnaje eshte 4 fitore per Madrid, asnje per Dortmundin dhe 2 barazime.
  • Ne fazen ne grupe te sezonit te kaluar, te dyja ndeshjet perfunduan 2 me 2. Madridi udhehoqi dy here ne Dortmund, me gola te Cristiano Ronaldo and Raphaël Varane; Pierre-Emerick Aubameyang ne minute e 87-te dhe André Schürrle u kunderpergjigjen per Borusian e Thomas Tuchel.
  • Dortmund siguroi vendin e pare duke siguruar barazimin ne Spanje pas nje disavantazhi prej 2 golash ne javen e gjashte. Dy golat e Karim Benzema (28, 53) I dhane avantazhin Madridit, por golat e Aubameyang (60) dhe Marco Reus (88) u dhane vizitoreve piken e çmuar.
  • Dy skuadrat jane takuar gjithashtu ne çerekfinalet e sezonit 2013/14 te UEFA Champions League, Madrid kaloi me tej fale rezultatit te pergjithshem 3 me 2 ne rrugen e tyre drejt trofeut. Gareth Bale, Isco dhe Ronaldo I dhane fitoren 3 me 0 Realit te Carlo Ancelottit ne takimin e pare perpara se Dortmund e drejtuar nga Jürgen Klopp, shkurtoi kete diference me nje fitore 2 me 0 ne ndeshjen e kthimit ne Gjermani fale golave te Reus.
  • Skuadrat kane dueluar se bashku edhe ne fazen ne grupe te kompeticionit 2012/13 kur Dortmund perfundoi perpara Realit fale fitores 2 me 1 ne shtepi – Robert Lewandowski dhe Marcel Schmelzer shenuan kundrejt golit te Ronaldos per miqte – dhe nje barazimi 2 me 2 ne Madrid, ku Reus shenoi serish emrin ne listen e golashenuesve.
  • Klubet ribashkohen ne gjysmefinalet e po te njejtit sezon, ku Dortmund fiton takimin e pare ne shtepi me rezultatin 4 me 1, te kater golat e shenuar nga Lewandowski, i cili I siguroi kualifikimin ekipit te tij, pavaresisht humbjes 2 me 0 ne Madrid, ku shenuan Benzema dhe Sergio Ramos.
  • Roman Weidenfeller eshte i vetmi nga lojtaret e mbijetuar nga perballja mes dy ekipeve ne fazen ne grupe te sezonit 2002/03, kur Madrid fitonte 2-1 ne Santiago Bernabéu dhe me pas barazonte 1 me 1 ne Dortmund. Zidane ka luajtur ne te dyja takimet.
  • Drejtori sportive i Dortmund Michael Zorc dhe kordinatori I ri I skuadres Lars Ricken kane luajtur per Dortmund ne humbjen e gjysmefinales ndaj Madridit ne sezonin 1997/98 te UEFA Champions League (0-2 transferte, 0-0 shtepi)

 

Backgroundi I takimit

 

Real Madrid

  • Madrid u rendit I dyti ne grup ne sezonin 2016/17, pas Dortmundit – hera e pare qe pas sezonit 2012/13 qe ata nuk perfundojne te paret. Ata do te renditen serish te dytet edhe ne kete sezon, por kete here pas Tottenhamit.
  • Te ngarkuarit e Zinédine Zidane kane grumbulluar kater pike ne shtepi ne ndeshjet e ketij sezoni, duke mundur me pare APOEL 3 me 0, perpara barazimit 1 me 1 me Tottenham.
  • Rekordi i Madrid ne ndeshjet e luajtura brenda ndaj ekipeve te Bundesliges eshte F24 B5 H3. Tre goleshi i Kristiano Ronaldos I ndihmoji “the Merengues” per fitoren 4 me 2 ne kohen shtese te arritur ndaj FC Bayern München ne ndeshjet e dyte çerekfinale te sezonit te fundit.
  • “The Merengues” kane fituar 32 nga 38 ndeshjet e luajtura brenda te UEFA Champions League, duke humbur vetem 1 – 4-3 ndaj FC Schalke 04 ne raundin e 1/8-ve te sezonit 2014/15, ku ata prevaluan me pas me rezultat te pergjithshem 5-4.
  • Humbja ndaj Schalke ishte e vetmja per Realin ne 16 takimet e fundit te luajtura brenda ndaj ekipeve Gjermane (F12 B3). Ronaldo shenon nje tjeter 3 golesh ndaj Wolfsburg, ne fitoren 3 me 0 te arritur ne çerekfinalet e sezonit 2015/16, rezultat I cili permbysi humbjen e takimit te pare 2 me 0.
  • Madrid nuk humbet brenda ne ndeshjet e fazes ne grupe te UEFA Champions League qe pas humbjes 3-2 ndaj AC Milan ne 21 Tetor 2009. Rekordi i ndeshjeve ne grupe te luajtura brenda qe prej asaj dite eshte F21 H3 – me Dortmund, dy here, dhe Tottenham ne kete sezon jane te vetmit visitor qe kane shmangur humbjen ne Bernabéu.
  • Madrid ka humbur 2 nga 24 ndeshjet e fundit Europiane, me e fresketa humbja 3 me 1 ndaj Tottenham ne javen e katert, duke fituar 16 dhe barazuar 6.
  • Per te 12-en here Kampione te Europes ne sezonin 2016/17,Madrid synon te behet ekipi I pare qe pasi Bayern München ne 1976 fitoi tre here rradhazi trofeun. AFC Ajax (1971–73) dhe vete Madridi (1956–60) ishin te vetmit qe kishin fituar tre ose me shume here me rradhe.
  • Ne 21 prezantimet e meparshme ne UEFA Champions League, Madrilenet nuk kane deshtuar asnjehere ne progresin e tyre drejt 1/8-ve.

 

Dortmund

  • Djemte e Peter Bosz kane arritur te grumbullojne vetem nje pike ne grupin H, qe pas barazimit ne ndaj Apoel; Ata humben takimin e pare ndaj Tottenham me rezultatin 3 me 1.
  • Ekipi i Bundesliges ka arritur te fitoje vetem 1 nga 10 ndeshjet e fundit Europiane (B3 H6).
  • Dortmund ka fituar vetem 1 nga 13 vizitat e meparshme ne Spanje (B5 H7). I vetmi sukses eshte fitorja 1 me 0 ndaj Atlético de Madrid ne fazen ne grupe te sezonit 1996/97.
  • Ne ndeshjen e pare 12 muaj me pare Dortmund triumfonte 6 me 0 ndaj Legia Warszawa – fitorja me e madhe e arritur ne transfertat Europiane. Ata fituan gjithashtu ne ndeshjen tjeter ne transferte ndaj Sporting Clube de Portugal, me rezultatin 2 me 1, perpara se te privoheshin nga fitorja ne tre takimet e mepasshme perfshire ketu edhe dy te fundit.
  • Humbja ndaj Tottenham ne takimin e javes se pare te kesaj faze do te thoshte qe Dortmund mundej ne tre transferta rradhazi ne ndeshjet e UEFA Champions League; ata me pas barazuan me APOEL ne javen e trete.
  • Dortmund, konkuron ne fazen ne grupe per te 12-en here dhe te 6-en ne 7 vjet, duke arritur te kualifikohet per me tej ne 4 prezencat e fundit.