Barcelona – Juventus | Çerekfinalet e UEFA Champions League | Ndeshja e kthimit

Magjia e UEFA Champions League vazhdon ne Vizion Plus. Ndeshjet e kthimit per nje vend mes kater me te mirave te Europes, sjellin ne Vizion Plus superndeshjen italo-spanjolle, Barcelona – Juventus.

FC Barcelona ka perballe nje tjeter misioni te veshtire per te rikuperuar disavantazhin e 3 golave, teksa pret ne Camp Nou Juventusin pas fitores 3 me 0 te arritur ne shtepi. Barcelona synon te luaje gjysmefinalen e 17-te te Kupes Europiane por perballe do te kete Juventusin, qe e kerkojne ate per te 12-en here, te cilet duken me prane saj fale 2 goleshit te Paulo Dybala dhe golit te Giorgio Chiellini ne takimin e pare te luajtur ne 11 Prill ne Juventus Stadium. Megjithate Barça, jo vetem ia ka dale ndaj Juventusit ne finalen e 2015-es, por gjithashtu ka prodhuar nje rekord ne ndeshjet e UEFA Champions League kur rikuperuan diasvantazhin e 4 golave te pesuar nga Paris Saint-Germain me nje fitore mbreselenese ne shtepi 6 me 1 ne fazen e 1/8-ve te ketij sezoni.

Takimet e meparshme

  • Perpara takimit te javes se kaluar takimi i shtate dhe i fundit mes tyre ishte finalja e UEFA Champions League ne Berlin ne 2015-en, ku Barcelona triumfoi me rezultatin 3 me 1 duke ngritur trofeun per te pesten here. Ivan Rakitić i dha ekipit te Luis Enriques avantazhin e minutes se 4-et, ku me pas Álvaro Morata rikthen rezultatin ne barazpeshe per Juventusin e Massimiliano Allegrit 10 minuta pas nisjes se pjeses se dyte. Nderkohe Luis Suárez (68) dhe Neymar (90+7) i dhane Barcelones suksesin e katert ne 10 vjet.
  • Kjo ishte fitorja e trete e Barça ndaj Juventusit, dhe e para qe nga 1991. Ne ate kohe, ekipi i Johan Cruyff mundi Juventusin e drejtuar nga Gigi Maifredi me rezultatin 3-1 ne shtepi ne takimin e pare te gjysmefinales se European Cup Winners’ Cup me gola te Hristo Stoichkov (56, 60) dhe Jon Andoni Goikoetxea (76). Gola te shenuar pas avantazhit te perkohshem te Juventusit me golin e Pierluigi Casiraghi ne minute e 12-te. Ndonese Juventus fiton takimin e kthimit me gol te Roberto Baggios nuk ia doli te shkonte me tej.
  • Kjo ishte ndeshja e dyte per te dyja ekipet. E para u luajt ne çerekfinalet e sezonit 1985/86 te Kupes European Champion Clubs ku Barcelona e eleminoi serish Juventusin, Julio Alberto shenoi te vetmin gol ne takimin e pare ne Camp Nou. Barça kalon gjithashtu e para ne avantazh edhe ne Torino, me Steve Archibald, dhe arriti te kualifikohej pavaresisht barazimit te arritur me golin e Mishel Platini ne minute e 44-te.
  • Trajneri aktual i Barcelones Luis Enrique luajti ne te dyja takimet e te vetmit sukses te Juventusit ndaj Blaugranasve, ne ndeshjen çerekfinale te sezonit 2002/03 te UEFA Champions Leagues. Takimi i pare ne Torino perfundoni ne barazim 1 me 1, ku goli i minutes se 78-te te Javier Saviola barazoi golin e shenuar nga Paolo Montero ne minute e 16-te per te zotet e shtepise.
  • Ne takimin e dyte ne Camp Nou, goli i minutes se 66-te nga Xavi Hernández kthen ne barazpeshe rezultatin pas avantazhit te arritur me golin e minutes se 53-te nga Pavel Nedved, duke çuar ndeshjen ne kohen shtese me Juventusin e mbetur me 10 lojtare pas daljes me te kuqe te Edgar Davids ne minute e 79-te. Pas gjuajtjes se 11-metershave rezerva e Juventus Marcelo Zalayeta shenon golin vendimtar qe do te çonte Juventusin mes kater me te mirave.

 

Backgroundi i takimit

Barcelona

  • Barça luan ne çerekfinale ne te 10-in sezon rradhazi. Rekordi i pergjithshem I pjesemarrjeve mes 8 me te mirave eshte 14 Fitore 4 Humbje, me 2 humbje te pesuara ne tre sezonet e fundit, te dyja ndaj Atlético de Madrid. Perpara se te humbnin ndaj Atletikos ne 2014-en, dalja e fundit e Barcelones nga çerekfinalet eshte shkaktuar nga Juventus ne sezonin 2002/03.
  • Me permbysjen spektakolare, 6 me 1, ndaj Paris ne raundin e 1/8-ve, Barcelona u be ekipi I pare ne historine e UEFA Champions League qe ia del te kualifikohet per ne raundin tjeter pas disavantazhit te kater golave te pesuar ne takimin e pare. Deportivo La Coruña e ka pasur me pare kete rekord, pas rekuperimit te humbjes 4 me 1 te pesuar ndaj Milanit ne çerekfinalet e sezonit 2003/04.
  • Kjo ishte ndeshja 27-te e kompeticionit te UEFA-s ne te cilen Barcelona humbet ndeshjen e pare ne transferte dhe fitorja e 13-te ne rezultat te pergjithshem ne te tilla skenare. Ne rastet e humbjeve 3 me 0 ne transferte, ata ia kane dale te kualfikohen ne tre nga pese raste, duke mundur RSC Anderlecht (1978/79), Ipswich Town FC (1977/78) dhe IFK Göteborg (1985/86), te gjitha pas gjuajtjes se penalltive, pasi kishin fituar me pare ne shtepi 3 me 0.
  • Ekipi i Luis Enrique I ka fituar te 15 ndeshjet e luajtura ne shtepi ne UEFA Champions League qekur ai morri detyren. Ata nuk munden qe prej 20 ndeshjesh ne shtepi ne kompeticion, nje rrugetim qe daton qe ne Shtator 2013.
  • Triumfi 6 me 1 i Barcelones ndaj Paris ishte i 15-ti rradhazi ne fitoret e arritura ne shtepi– nje pas FC Bayern München.
  • Rekordi I Barcelones ne ndeshjet me dy takime kunder ekipeve italiane eshte 8 Fitore 3 Humbje.
  • Ndeshja e fundit e luajtur ne shtepi ndaj kundershtareve italiane prodhoi nje rezultat 6 me 1 ndaj Romes ne fazen ne grupe te sezonit te fundit. Ne pergjithesi, rekordi I Barcelones ne shtepi ne ndeshjet e luajtura ndaj ekipeve te serise A eshte 14 Fitore 5 Barazime 12 Humbje.
  • Barcelona nuk mundet ne 12 takimet e fundit ndaj kundershtareve italiane, duke fituar nente prej tyre. Ata synojne fitoren e 4-et rradhazi ndaj ekipeve te serise A, me 16 gola te shenuar dhe 3 te pesuar.

Juventus

  • Kjo eshte çerekfinalja e 17-te e Kupes Europiane per Juventusin – rekordi I tyre shenon 11 Fitore 5 Humbje. Kjo eshte çerekfinalja e 10-te ne UEFA Champions League por e treta ne shtate pjesemarrjet e fundit.
  • Juventus ka fituar ne te kater transfertat e ketij sezoni ne kompeticion, me e fundit suksesi 2 me 0 ndaj FC Porto ne raundin e 1/8-ve. Ata ia kane dale te mos munden ne tre trasnfertat e fundit, duke pesuar vetem 1 e shenuar 10 gola, dhe ia kane dale te regjistrojne fitoren me te thelle ne transferte ne UEFA Champions League te arritur ne javen e 2-te te fazes ne grupe, 4 me 0 ndaj GNK Dinamo Zagreb.
  • Kampionet e italise kane fituar 34 nga 42 ndeshjet e kompeticionit te UEFA-s ne te cilat kane triumfuar ne takimin e pare, me e fundit eshte fitorja ndaj Real Madrid ne gjysmefinalet e sezonit 2014/15.
  • Rekordi i Juventus ne ndeshjet me 2 takime kundra ekipeve Spanjolle eshte 8 Fitore 6 Humbje.
  • Juventus ia ka dale te triumfoje ne Spanje gjate ketij sezoni duke mundur Sevilla FC 3 me 1 ne javen e peste te fazes ne grupe. Ata kishin barazuar ne takimin e pare ne shtepi.
  • Rekordi i pergjithshem i Juventusit ndaj ekipeve te Ligas eshte 4 Fitore 5 Barazime 15 Humbje. Suksesi i Sevillas ne Nentor ishte fitorja e vetme ne 5 vizitat e fundit te tyre ne Spanje.

 

Fakte rreth ndeshjes

Barcelona

  • Neymar, Rakitić, Piqué dhe Suárez rrezikojne per te mos luajtur ne gjysmefinale per shkak te ndeshkimit me kartonin e verdhe. Busquets rikthehet pas pezullimit per nje ndeshje.
  • Humbja 3-0 ne Torino ishte e dyta rradhazi per Barcelona pas humbjes ne kampionat. Ata nuk humbisni ne tre takime rradhazi qe prej Prillit 2016.
  • Mascherano pesoi nje demtim ne pulpen e majte ne takimin ndaj Juventus.

Juventus

  • Juan Cuadrado, Mandžukić and Khedira rrezikojne per te mos luajtur ne gjysmefinale per shkak te ndeshkimit me kartonin e verdhe.
  • Juventus ka humbur vetem 1 nga 18 ndeshjet e fundit, duke fituar ne 15 prej tyre.
  • Gjashte nga 7 golat e fundit te Bardhezinjve ne te gjitha kompeticionet jane shenuar nga Higuaín (4) dhe bashkekombasi i tij Dybala (2).
  • Dy dite pas takimit te pare ndaj Barcelones, Juventus shpalli rinovimin e kontrates me Dybala deri ne 30 Qershor 2022.
  • Fituesit e dy edicioneve te fundit te Kupes se Italise, Zonja e vjeter do te luaj finalen ndaj Lazios me 2 Qershor.
  • Pjaca do te qendroje jashte fushe per pjesen e mbetur te sezonit per shkak te demtimit te ligamentit ne gjurin e djathte gjate miqesores se Kroacise ndaj Estonise ne 28 Mars.