Atletiko Madrid – Roma ne Vizion Plus | UEFA Champions League | Java e 5-te e fazes ne grupe 2017/18

Java e parafundit e UEFA Champions League sjell nje tjeter perballje interesante ne Vizion Plus. Atletiko e Diego Simeones ne perpjekjen e saj te fundit per te shpresuar ende ne kualifikim, perballe Verdhekuqve te Romes, qe si kurre me pare kryesojne grupin C dhe do tu mjaftonte edhe nje barazim per te vazhduar me tej.

Shpresat e Atletikos se Madridit per te vazhduar rrugetimin e tyre ne UEFA Champions League jane tashme ne limite, teksa do te duhet te bejne gjithcka per te arritur fitoren e pare ne grup perballe Romes. Ekipi i Diego Simeones, I cili barazoi ne takimin e pare ne Rome 0 me 0, renditet aktualisht I treti ne grup me pese pike me pak se kundershtaret e tyre te Romes, te cilet mbajne vendin e pare, dhe kater me pak se ndjekesit e tyre te Chelsea, qe mbajne vendin e dyte. Karabag mbyll renditjen me 2 pike.

Atlétiko do te mbetet ne gare nese merr nje fitore, ose ne rast te nje barazimi ose humbje te Chelsea ndaj Karabakut. Minimumi qe mund te arrijne ne rast te nje fitoreje eshte vendi i trete, nese Karabaku do te humbase.

Roma do tem und te kualifikohej per me tej edhe me nje barazim. Ata mund te sigurojne vendin e pare ne rast te nje fitoreje nese Chelsea do te humbase ne takimin tjeter.

Takimet e meparshme

  • Perpara takimit te ketij sezoni, Atletiko kishte fituar ne te dyja takimet e meparshme mes dy skuadrave, duke regjistruar nje fitore 2 me 1 ne shtepi dhe ne transferte ne çerekfinalet e kupes UEFA sezoni 1998/99. José Mari (13) dhe Roberto (46) ishin autoret e golave per Atletikon ne takimin e pare ne shtepi. Nderkohe qe per Romen shenoi ne transferte Luigi Di Biagio, duke ndezuar shpresat e ekipit per takimin e kthimit.
  • Te zotet e shtepise shenuan te paret ne minute e 32-te ne takimin e luajtur ne Olimpico me Marco Delvecchio, por Juan Carlos Aguilera barazon gjithçka me pas dhe goli I minutes se 88-te I Robertos u dha spanjolleve fitoren ne transferte dhe kualifikimin me rezultat te pergjithshem 4-2.

Backgroundi i ndeshjes

Atlético

  • Te ngarkuarit e Simeones nuk regjistrojne ende asnje fitore ne shtepi ne ndeshjet e ketij sezonit te UEFA Champions League, duke u mundur me pare nga Chelsea me rezultatin 2 me1 ne javen e dyte te fazes ne grupe, e duke barazuar 1 me 1 ndaj Karabak.
  • Humbja ndaj Chelseat I dha fund vargut te 11 ndeshjeve pa pesuar humbje ne Europe (9 fitore 2 barazime); Se fundmi Atletiko ka siguruar 5 fitore nga gjashte takime te luajtura ne shtepi
  • Atlético ka fituar 30 nga 36 takimet Europiane te luajtura ne Calderón, duke humbur vetem dy here. Atyre do tu duhet ende te arrijne nje fitore ne Stadiumin e ri, Metropolitano ne Europe.
  • E renditur e treta ne Spanje ne sezonin 2016/17, Atletiko humbi per pak mundesine per te qene ekipi I 7-te qe fitonte te 6-ta ndeshjet ne grupin e UEFA Champions League group kur u mposhten 1 me 0 nga FC Bayern München ne javen e gjashte te fazes ne grupe te sezonit te fundit
  • Djemte e Simeones mberriten deri ne gjysmefinale, por humbja ne takimin e pare ndaj Real Madrid me rezultatin 3-0 e beri thuajse te pamundur kualifikimin edhe pas fitores 2 me 1 ne ndeshjen e kthimit, e fundit ndeshje Europiane e luajtur ne Vicente Calderón.
  • Rekordi I ndeshjeve te luajtura ne shtepi te Atléticos ndaj ekipeve Italiane eshte 7 fitore 0 barazime 3 humbje, me e fundit fitorja ndaj Juventus 1 me 0 ne fazen ne grupe te sezonit 2014/15.

Roma

  • Rekordi i Romes ne transfertat ndaj ekipeve Spanjolle eshte 4 fitore 3 barazime 7 humbje. Ata fituan 4 me 0 ndaj Villarreal CF, ne raundin e 33-ve te UEFA Europa League te sezonit te kaluar.
  • Verdhekuqte kane grumbulluar 4 pike nga dy transfertat e tyre ne grup, nje fitore 2 me 1 ndaj Karabak dhe nje barazim 3 me 3 me Chelsea.
  • Suksesi ndaj Karabak ishte fitorja e pare e Romes ne 8 ndeshje te UEFA Champions League, ne shtepi dhe transferte, perfshire dhe kualifikueset, qe pas fitores 3 me 2 ne shtepi ndaj Bayer 04 Leverkusen ne 4 Nentor 2015. Fitorja e javes se katert ndaj Chelsea, 3 me 0, do te thote qe ata tashme kane fituar 3 nga 19 takimet e luajtura ne kompeticion.
  • Italianet e Romes u eleminuan nga FC Porto ne play-off-in e sezonit te kaluar (1 me 1 ne transferte, 0 me 3 ne shtepi). Rrugetimi i tyre vazhdoi me pas ne UEFA Europa League deri ne raundin e 16-ve, ku ata u munden me rezultat te pergjithshem 5 me 4 pas dy takimeve ndaj Olympique Lyonnais.
  • Roma fitoi 2 nga 5 transfertat e saj ne sezonin e kaluar te UEFA Europa League por, ne UEFA Champions League, nuk kishin arritur asnje fitore ne 10 transferta, perfshire kualifikueset (5B 5H), perpara javes se dyte te fazes ne grupe. Triumfi 3 me 2 ndaj
  • FC Basel 1893 ne fazen ne grupe te sezonit 2009/10 ishte e vetmja fitore ne 15 transfertat e fundit ne kompeticion, faza ne grupe deri ne finale (6B 7H).
  • Te dytet e Serise A ne sezonin 2016/17, Roma eshte ne fazen ne grupe per te dhjeten here dhe te treten ne kater vjet.