Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për...

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti kryesor për...

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët:...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e...

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

Zjarr në një banesë në Levan

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e Vizion Plus,...

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane në Shën...

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve për paqe...

Profecia 900-vjeçare që ka tronditur botën pas vdekjes së Papa Françeskut

22 Prill 09:10

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, vëmendja botërore është rikthyer te një profeci misterioze 900-vjeçare, e njohur si Profecia e Shën Malakisë, që sipas shumë interpretimeve, paralajmëron fundin e botës në vitin 2027.

Kjo profeci i atribuohet Shën Malakisë, një kryepeshkop irlandez i shekullit të 12-të, i cili thuhet se në vitin 1139, gjatë një udhëtimi në Romë, pati një vegim hyjnor. Në këtë vizion, atij iu shfaqën të gjithë Papët e ardhshëm deri në fund të botës. Ai i përshkroi me fraza të shkurtra latine dhe misterioze, të mbledhura në një dokument të njohur si “Profecia e Papëve”, e cila mbeti e fshehur në Arkivin Sekret të Vatikanit deri më 1590, kur u zbulua nga murgu benediktin Arnold Wynne.

Në total, profecia përshkruan 112 papë, nga Celestine II deri te ai i fundit, i cilësuar si “Pjetri Romaku”. Sipas pasazhit final të dokumentit, gjatë mbretërimit të këtij Pape të fundit do të ndodhë shkatërrimi i qytetit të shtatë kodrave (Roma) dhe Gjykimi i Fundit.

Papa Françesku është konsideruar nga shumë si “Lavdia e Ullinjve”, përshkrimi i parafundit në listë. Kjo do të thotë se pasardhësi i tij, sipas rendit të profecisë, do të jetë “Pjetri Romaku”, figura që sjell fundin. Detaji që tre nga kandidatët potencialë për papën e ri quhen Pjetër ka shtuar edhe më shumë spekulime rreth saktësisë së kësaj profecie.

Një tjetër interpretim interesant lidhet me Papa Sixtus V, që sipas frazës “boshti në mes të një pike”, ndodhet në gjysmën e historisë papale. Duke qenë se ai filloi mandatin 442 vjet pas Papa Celestine II, disa besojnë se fundi do të vijë 442 vjet më vonë, pra në vitin 2027.

Pavarësisht kësaj, shumë studiues janë skeptikë për vërtetësinë e profecisë. Sipas tyre, përshkrimet janë tepër të sakta deri në vitin 1590, duke ngritur dyshime se dokumenti është falsifikuar në atë periudhë për qëllime politike ose fetare. Pas atij viti, përshkrimet bëhen të paqarta dhe të hapura për interpretime të ndryshme, duke vënë në pikëpyetje origjinalitetin dhe saktësinë profetike të Shën Malakisë.

Pavarësisht polemikave, profecia vazhdon të ngjallë kureshtje dhe frikë, veçanërisht tani që bota është përballë zgjedhjes së Papës së ri dhe ka vetëm pak vite deri në 2027, vitin kur disa besojnë se do të ndodhë Ardhja e Dytë dhe fundi i njerëzimit.

A është kjo thjesht një fabul mesjetare e ndërtuar mbi mitologji dhe frikë, apo një paralajmërim i vërtetë hyjnor? Kjo mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt: misteri i Shën Malakisë ka ringjallur diskutimet rreth fundit të kohërave si rrallëherë më parë.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Françesku Papa

Nga e njëjta kategori

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për banesat është shmangur

më shumë...

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti kryesor për të shmangur përshkallëzimin

më shumë...

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët: Dimali duhet të jetë bashki

më shumë...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e luftës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:45

7 përfitimet e mollëve për shëndetin

10:39

Kujdes! Këto shenja në duar sinjalizojnë se...

10:35

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren:...

10:24

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

10:24

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti...

9:56

Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit...

9:46

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në...

9:33

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për...

9:04

Zjarri në Pukë, kryebashkiaku për Vizion Plus:...

8:56

Rama fton të rinjtë për tu bërë...

8:34

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

8:16

Zjarr në një banesë në Levan

8:07

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e...

8:06

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

7:09

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane...

6:59

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve...

6:27

Tjetër dramë sociale në Shqipëri! Një e...

6:26

Suedia blen HIMARS nga SHBA, marrëveshja kap...

6:05

Costa: Shqipëria drejt BE-së, zgjerimi i ardhshëm...

5:56

Rama nga Vlora: “Parku Aulona” do të...

Më të klikuarat

  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e tremb...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Fluks në spitale e qendra shëndetësore, Brataj: Dominojnë tr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.