Profesor Genc Sulçebe ishte i ftuari i mbrëmjes në emisionin “Kapital” këtë të premte në Vizion Plus. Doktori i njohur dha disa arsye se përse Shqiperia nuk pësoi një “trauma” spitalore nga Covid 19. Sulçebe rëndit masat e qeverisë dhe respektimin e rregullave nga vetë qytetarët si aspect të rëndësishëm por jo vetëm.

Masat qe jane marrë, kufizimet, pengimi i transportit dhe izolimi I popullatës ka bërë që transmetimi I virusit të jetë në minimum. Një tjetër shkak eshte edhe fakti që kemi izoluar individet me të moëshuar, nuk kemi shumë shtëpi të moshuarish ,pra azile, si në Itali ku në këto institucione për fat të keq kemi gjysmën e viktimave,Një tjetër arsye është edhe faktori klimaterik. Jemi pak a shumë si  në Italinë e Jugut me klimë mesdhetare. Mund të ketë edhe faktore të tjerë imunologjik dhe gjenetik, pse jo edhe vaksina e tuberkulozit që kemi bërë vite më parë, ndonëse duhen vërtetuar të gjitha këto në aspektin shkencor.

Prof.Sulçebe u ndal edhe tek analizat diagnostikuese dhe ato imunologjike.

Diagnistikimi i semundjes bëhet me tampone, kjo quhet analize gjenetike ndryshe. Mirëpo edhe ne këtë rast saktësia e gjetjes së semundjes nuk është 100%, shkon diku deri tek 80%. Mjeket kur kanë dyshime bëjne edhe skanerin e mushkërisë meqënëse virusi prek në shumicën e rasteve këtë organ dhe shkakton penumoni. Nuk është një ekzaminim I lehte pasi kemi edhe rrezikun e marrjes se rrezeve me skaner. Por tamponi është një analize e shtrenjte relativisht që shkon nga 50-100 euro. 80% e pacienteve nuk kanë simptoma. Këta janë grupi që e shpërndan më shumë virusin. Për këtë arsye bëhet testi imunologjik. Janë analiza gjaku që trregojne shenjat që ka lënë semundja në organizem, gjithnjë nëse e kemi kaluar kuptohet.Testet imunologjike nuk mund të bëhen që në fillim të pandemisë. Duhet të kalojë pak kohe, të bëhet pak immune shoqëria dhe pastaj nis testimi seriologjik. Psh, një studim në Nju Jork, nga  u tha se nga 3 mijë personma, 20% ishin imun tashmë, pasi kishin qënë në kontakt me virusin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *