Nëse jeni duke kaluar në një periudhë të vështirë për flokët tuaj, rënien e tyre, është mirë të flisni me mjekun për të kuptuar nga vjen problemi. Por ndërkohë këto trajtime natyrale mund të ndihmojnë në rikthimin dhe rritjen së shëndetshme të flokëve:

Aloe vera: është një zgjidhje e mirë që mund ta gjeni thjeshtë. Ajp ndihmon në qetësimin e skalpit të kokës dhe e ushqen rrënjen e flokëve. Përdorimi është shumë I thjeshtë: vetëm masazhoni kokën më xhelin e aloe verës për disa minuta çdo ditë.

Lëngu i qepës: Gazeta amerikan e Dermatologjisë botoi një studim që zbuloi se lëngu i qepës ndikon në rritjen e flokëve. Pas aplikimit të lëngut të qepës në kokës dy herë në ditë për gjashtë javë, 20 nga 23 pjesëmarrësit panë rezultate pozitive dhe raportuan se lëngu i qepës është një trajtim i natyrshëm i humbjes së flokëve që në të vërtetë funksionon.

Vaji i rosmarinës: Një vaj esencial, rozmarina ka veti të forta që ndihmojnë në trajtimin e lëkurës së kokës, zbokthit dhe infeksioneve, të cilat kontribuojnë në humbjen e flokëve.

Hudhra: Në një studim të vitit 2007, dermatologët zbuluan se aplikimi i xhelit të hudhrës në zonat që ka ndodhur humbja e flokëve ndihmon në rritjen e tyre, dhe punon për të forcuar çdo flokë ekzistuese që bie në kontakt me të. Ahtu si qepa, hudhra është e mbushur me minerale dhe vitamina që ndihmojnë në këtë problem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *