Subscribe

Bizneset që merren me prodhimin e betonit në vend janë përballur këtë fillim janari me penalitete nga Policia Rrugore, për shkak të qarkullimit të makinave betoniere. Urdhri i Bashkisë së Tiranës për të ndaluar qarkullimin gjatë ditës e ka kapur të gjithë sektorin të papërgatitur, pasi nuk është konsultuar apo njoftuar më parë. Erjon Harizi, administrator i kompanisë “Alba Beton”, i ftuar në emisionin “E-Zonë” tha se ky ishte një vendim surprizë.

 

“Ne jemi të surprizuar. Jemi njoftuar për një urdhër të tillë nga gjobat që kemi marrë nga Policia Rrugore. Ndërkohë, Bashkia as ka njoftuar dhe as është konsultuar me ne, pasi ne jemi partnerë në zhvillimin ekonomik të vendit. Bashkia ka gjetur rrugën më të lehtë, të bllokojë sektorin tonë për të lehtësuar trafikun”, u shpreh Harizi.

 

Prodhuesit e betonit japin një sërë arsyesh, pse ky proces nuk mund të kryhet vetëm natën.

 

“Këtu nuk bëhët fjalë për disa shoferë betonieresh, as për pronarët e tyre. Këtu bëhet fjalë për mijëra punëtorë, të cilët nuk mund të punojnë me muaj dhe vite vetëm natën. Nuk e lejon as Kodi i Punës. Këtu vihet në rrezik jeta e tyre, vihet në rrezik cilësia e ndërtimit, pasi betonizimi është një proces tenknik që nuk mund të ndërpritet me orare.” 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *