Prej zhvillimit të mirë që pati në vitet e fundit prodhimi i rrushit dhe përpunimi i tij për verë më pas, Ali Hidri vendosi të lërë Italinë dhe në vitin 2014 u kthye në Shqipëri, për t’u bashkuar me dy vëllezërit e tij dhe për të mbjellë 3 hektarë me vreshta.

 

ALI HIDRI

 

FERMER

 

“Kemi mbjellë gjithsej 3 hektarë rrush si vëllezër. Ne kemi shitur pjesë-pjesë gjithmonë. Prodhimi i sijvetshëm mund të shkojë gati 60-70 tonësh. Kam 8 vjet që merrem me rrushin, nuk kam pas dalë keq sepse edhe shitja ka qenë normale. Por tani sa po vjen dhe po degradohet. Bisedova me fëmijët dhe thash që të ikim. Kemi qenë shumë mirë, por tani erdhëm drejt degradimit, rrush ka, por ku t’i çojmë. Fidanët i morëm nga Italia. Ky është viti i tretë që jemi keq.”

 

Por viti 2020 i zhyti në krizë të thellë fermerët, përpunuesit e rrushit dhe kantinat e verës sepse e gjetën veten përballë një mbiprodhimi, por pa treg, qoftë për shkak të masave kufizuese pandemike, por edhe sepse vera konsiderohet një pije luksi.

 

Në vitin 2021 kur nisi letësimi i masave, në treg u shit vera e mbetur stok nga një vit më parë, duke bërë që pasojat e pandemisë t’i shoqërojnë fermerët edhe përgjatë 2022.

 

Tregtarët nuk kanë interes për rrushtë e prodhuar këtë sezon sepse kanë ende pa shitur një pjesë të prodhimit të vjetshëm dhe mungesa e kërkesës, ka ulur çmimin.

 

ALI HIDRI

 

FERMER

 

“Ne më përpara e kemi shitur me 50 lekë kg, tani po shkojmë me 30 lekë fare. Po shkojmë duke e ul gjithmonë. Nuk ka sot për sot asnjë të interesuar. Vetëm një nga Kruja është që interesohet për një pjesë të vogël, të tjerat janë të gjitha përtokë. Do kalbet në degë sepse nuk ke ku e çon. Nëse bie shi, kjo nuk reziston më. Plehrat kimike në fillim e morën 130 mijë lekë 1 kuintal, tani shkuan 150 mijë lekë. Rrushit nuk i bën dot shërbim. Nuk kanë ardhur fare kantinat.”

 

QANI HIDRI

 

FERMER

 

“Kemi kontaktuar me kantina vere, por nuk marrim përgjigje. Unë shpenzova gjithçka këtu dhe do të iki prapë së bashku me familjen. Çmimi mesatar që të jemi të kënaqur është 400 lekë. Por ata nuk po vijnë as të pyesin, as për 400, as për 200.”

 

Tre vëllezërit kërkojnë që në zonë të ndërtohet një kantinë, me qëllim që prodhimi i viteve të tjera të mos shkojë dëm. Në rast të kundërt, nëse nuk ka investime dhe treg të sigurt, ata thonë se do të rikthehen sërish në emigracion sepse kostot nuk mbulohen nga fitimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *