Për shkak të thatësirës qe perfshiu vendin tre muajt e parë të vitit vendi ynë, prodhoi 40% me pak energji në krahasim me të njëjtën periudhë të 2020.

 

Si pasojë, Shqipëria u detyrua të rrisë sasinë e energjisë të importuar nga tregu i huaj.

 

Gjatë tremujorit të parë të 2021, sipas instat, importi i energjisë ishte 7.2 herë më i lartë sesa tremujori i 2020.

 

Prej prodhimit të paktë, ra edhe sasia e energjisë së eksportuar me 67.5%.

 

Ndërkohë, gjatë periudhës janar-mars ka pasur një përdorim më të madh të energjisë elektrike nga konsumatorët, e lidhur kryesisht edhe me ditët e ftohta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *