Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e të mërkurës në shkollën “Janaq Kilica” të Fierit ku u helmuan 58 nxënës dhe 2 mësues.

2 nxënës të shkollës së mesme në Fier u proceduan pasi dyshohen se kanë përdorur sprajt me lëndë gazi, në ambientet e brendshme të shkollës.

Pas hetimeve të policisë dhe prokurorisë është konstatuar se si pasojë e përdorimit të një sprajti me lëndë gazi, në ambientet e brendshme të shkollës, disa nxënës shfaqën shqetësime me frymëmarrjen dhe pasi morën ndihmën e parë në Spitalin Rajonal Fier, u larguan për në banesë.

Hetimet konfirmuan se sprajti ishte përdorur nga 2 nxënës të kësaj shkolle, konkretisht A. M., 15 vjeç dhe A. H., 15 vjeç, të cilët u proceduan penalisht.

Edhe ministrja Shahini premtoi marrjen e masave për këtë rast dhe kërkoi zbardhjen e shpejte të ngjarjes e cila është e përsëritur pasi po në këtë shkollë disa ditgë më parë u helmuan 7 nxënës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *