Subscribe

Policia e Shtetit ka referuar në prokurori 34 raste të zjarrvënies së qëllimshme, ndërsa nga data 1 korrik e deri me sot janë arrestuar 35 persona dhe 4 janë shpallur në kërkim.

 

Në një kohë që situata po shkon drejt normalizimit, kjo dhe për shkak të reshjeve, policia thotë se rastet e zjarrvënies së qëllimshme kanë qenë ato më të rrezikshmet, ndërsa për shuarjen e tyre janë angazhuar 3545 punonjës policie, në mbështetje të emergjencave civile, pushtetit vendor  dhe ushtrisë.

 

Një ndihmë e veçantë pas kërkesës së prefektëve në qarqe është dhënë dhe nga efektivët e forcave speciale,  ku në të gjithë vendin janë angazhuar 80 trupa. Shkaku kryesore të zjarrvënies së qëllimshme sipas policisë,  kanë qenë ripërtëritja e kullotave.

 

Efektivët morën masa edhe për objektet me risk për të cilat premisat për rënie zjarri, krahas pyjeve dhe kullotave ishin te larta. Një prej tyre ishte dhe magazina në Vorë, e cila mbante fishekzjarrë, ndërsa në total janë përfshire ne planin e masave 4 objekte të tilla në Tiranë dhe Elbasan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *