Një fabrikë fasonerie në Lezhë me 300 punonjës ka protestuar këtë të enjte për problemet e vazhdueshme me energjinë elektrike që i ka shkaktuar dëme në makineri dhe ulje të prodhimit.

 

Prej kohësh është kërkuar prej firmës që të gjendet zgjidhje nga OSHEE dhe t’i jepet fund mungesës së energjisë për një fabrikë që nuk mund të prodhoje pa energji, ndërsa punonjësit kanë paga më të ulëta sepse nuk mund të arrijnë normën.

 

Si pasojë e këtij problemi, firma ka pësuar edhe djegie të makinerive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *