Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të vendosë sot nëse ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla do t’i nënshtrohet procesit të vetting-ut.

 

Kolegji ka zhvilluar disa seanca, pas kërkesës së komisionerit publik, i cili kundërshtoi vendimin e Komisionit të Posaçëm të Verifikimit, që kishte ndërprere verifikimin e Llallës, pas dorëheqjes.

 

Komisioneri është shprehur më parë se Llalla duhet t’i nënshtrohet vetting-ut, pasi ende gëzon statusin e magjistratit të përfituar pas largimit nga organi i akuzës.

 

Ndërkohë që avokati i ish-kryeprokurorit ka thënë se ai është dorëhequr nga sistemi i drejtësisë dhe se nuk përfiton asnjë post në sistem.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *