Jugu i Italisë është përfshirë nga motit i keq. Por mediat italiane raportojnë se dita më kritike do të jetë mbrëmjen e së mërkurës dhe të enjtes, pasi pritet një stuhi me erëra të fuqishme e reshje të dendura shiu. Të enjten temperaturat do të ulen ndjeshëm, në të gjithë vendin. Ndërkohe sipas shërbimit meteorologjik europian, edhe Franca e Gjermania do të përballen me një ulje të pazakontë të temperaturave. Autoritetet në Francë u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në perëndim të vendit, për shkak të rrebesheve të shiut e reshjeve të dëborës që pritet të mbulojë vendin.

 

Posted Under:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *