Alvin u kthye në shtëpi, po me fëmijët e tjerë ccafrë do të ndodhë? Kjo ka qenë pyetja që është ngritur sonte në emisionin “Vizioni I Pasdites” në Vizion Plus.

 

Për të folur për situatën në atë që cilësohet si kampi I ferrit,gazetari i “Le Iene” Taulant Kopliku, në një lidhje skype foli për shifra të frikshme sa I përket shtetasve shqiptarë.

 

Ndërsa përsa I përket angazhimit të qeverisë shqiptare ai shtoi: “Në këtë moment shteti ka qenë i fjetur. Kosova ka lëvizur mjaft mirë para nesh dhe ka marrë rezultate. Ndërsa rezultati i parë jo dirket i qeverisë shqiptare është Alvin dhe kuptohet pjesën më të madhe e kishin Italianët,” – ka përfunduar Kopliku.

 

Megjithëse nuk ka ende shifra zyrtare për nurmin e shtetasve shqiptarë në kampin Al-hol sipas gazetarit Eni Ferhati së shpejti do shtohen dhe dy fëmijë të tjerë, pasi dy gra shqiptare janë shtatëzënë.

 

“Nga burimet e mia nga agjencitë e zbatimit të ligjit, numri i shqiptarëve në kampin Al- Hol pritet të shtohet. Janë të paktën dy gra shqiptare që janë shtatëzënë,” – ka deklaruar Ferhati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *