Subscribe

Prokuroria e Krujës ka bërë gati fletë arrestet e para për personat që dyshohet se janë përgjegjës për vdekjet dhe shkatërrimet e banesave në zonën e Thumanës, Krujës dhe Fushë-Krujës.

 

Burime nga organi i akuzës bënë të ditur për vizion plus se po bëhen verifikimet e fundit në dokumentacionin e sekuestruar në zyrat e Urbanistikës dhe të ALUIZNIT.

 

Po ashtu janë marrë edhe dëshmi të shumta të banorëve në pallatet e shkatërruara të Thumanës, ku humbën jetën shumë persona.

 

Disa prej tyre i kanë pohuar hetuesve se autoritetet kane qenë në dijeni të problemeve në këto objekte që pas tërmetit të 21 shtatorit, por nuk i kanë dhënë zgjidhje kësaj situate. Një neglizhencë kjo që rezultoi fatale për shumë familje në 26 nëntor.

 

Në listën e personave të dyshuar janë autoritete lokale si dhe zyrtarë të Urbanistikës dhe Aluiznit.

 

Një ditë më parë ishte Prokuroria e Durrësit ajo që lëshoi 17 urdhër arreste, duke ekzekutuar 9 prej tyre ndërsa të tjerët janë në kërkim.

 

Hetimet në qytetin bregdetar nxorën në pah shkelje të shumta të bëra me ndërtimin e kateve pa leje në disa objekte, inspektimin e tyre si dhe legalizimet në kundërshtim me ligjin.

 

Në dosjen voluminoze u përfshi edhe shembja e një ndërtesë në ambientet e Kovaleshencës në Durrës, ku humbi jetën zyrtari i lartë i policisë Bajram Hajdarmataj.

 

Nën akuzë janë drejtori i shtëpisë se pushimit Ahmet Doda dhe zëvendësi i tij Kujtim Hasa.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *