Dy persona janë arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit të koduar “Prita”, teksa janë sekuestruar 48 kg lëndë narkotike.

Operacioni është zhvilluar në  lagjen “24 Maji” të qytetit bregdetar, ku në një banesë është gjetur dhe sekuestruar 48 kilogramë lënde narkotike, si dhe 97 fidanë kanabis të mbjellë në kubikë.

Gjithashtu u sekuestruan edhe dy automjete, aparatë celular, një peshore elektronike e sende të tjera.

Policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës në këtë banesë shtetasit Z.I., 36 vjeç dhe E.B., 30 vjeç, të dyshuar si autorë përgjegjës në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *