Një 29 vjecar është arrestuar nga policia e Durrësit gjatë operacionit të koduar “Prita”.

Shtetasi me iniciale F.B banues në qytetin bregdetar u kap në flagrancë pasi shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 50 doza lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë si dhe një peshore elektronike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *