Shtatori ndryshe mund të cilësohet dhe muaji që shënon fillimin e vitit shkollor. Emocionet më të mëdha në këtë fillim viti shkollor përveç fëmijëve janë shumë të shfaqura dhe te nënat të cilat janë dhe personat që bëhen më të ndjeshme në situate të tilla.
Kate Middleton nuk bën përjashtim e ndonëse është një dukeshë, detyrat që i përkasin një nëne ajo nuk dëshiron t’ia lërë dados. Njësoj si ju kërkoni për t’i blerë lapsat më të bukur me ngjyra me xixa, çantën me Frozen apo me Spiderman e këpucët e reja fëmijëve tuaj dhe Kate Middleton del dyqaneve për t’i blerë Georgit dhe Charlottës së vogël rroba të reja për fillimin e shkollës ! Middleton ishte parë me Prince George, 5 dhe Princess Charlotte, 3 vjeç, duke blerë këpucë në një qendër tregtare Peter Jones në Londër.
Nuk është e pazakontë për dukeshën e Kembrixhit të bëjë pazare për fëmijët e saj pasi Kate është fotografuar disa herë në supërmarkete tek mban qese ushqimesh !
Në prill, ajo u fotografua në një supermarket në Angli, duke shtyrë karrocën dhe duke ngarkuar çantat e saj në makinën e saj.
Dyshojmë se Kate bën pazaret javore, pasi për këto punë është një staf i tërë në Pallatin Mbretëror, por megjithatë ajo nuk ka hequr dorë nga gjërat e vogla “njerëzore” që të falin kënaqësi./Living





