Prince Harry është kapur duke u puthur dhe përqafuar me të dashurën e tij, Meghan Markle në publik dhe madje duke u takuar me nënën e saj, në ceremoninë e mbylljes të lojrave Invictus.



Princi dukej më tepër se i afeksionuar pas të dashurës së tij dhe shëtitjet e tyre në publik kanë rritur gjithnjë e më shumë spekulimet për një fejesë të mundshme. 36 vjeçarja, Meghan ishte ulur pranë nënës së saj, Doran Radlan në zonën VIP, larg nga sytë e audiencës.



Harry ishte ulur pranë gruas së kryeministrit kanadez, por shumë shpejt shkoi pranë të dashurës dhe vjehrrës, gjatë pjesës së dytë të ceremonisë. Ai u kap në kamera duke i dhënë një puthje të ëmbël në faqe të fejuarës.








