Subscribe

Deputeti i PD, Flamur Noka ka folur nga Vora ku po zhvillohen primaret për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

 

Sipas Nokës, sot çdo demokrat në 6 bashkitë ku do ketë proces zgjedhor ndjen peshën e tij, ndjen fuqinë e tij në vendimmarrje,

 

“Sot është një ditë e shënuar për demokratët, sot çdo demokrat në 6 bashkitë ku do ketë proces zgjedhor ndjen peshën e tij, ndjen fuqinë e tij në vendimmarrje, vlerën e tij në përfaqësimin e pushtetit. Kjo është falë PD-së, falë Kuvendit të saj të datës 11 dhjetor që vendosi të sanksionojë në Statut Primaret si demokracia direkte që i jep vlerë votës dhe anëtarit. Sot është një hap i madh për demokratët pasi anëtarësia vendosen se kush do ta përfaqësojë, ndryshe nga modeli i zarfeve dhe emërimeve”, u shpreh Noka.

 

Lidhur me pjesëmarrjen e votuesve ai theksoi se pjesëmarrja do të jetë e shkëlqyer dhe do ta kalojë edhe referendumin e datës 18 dhjetor.

 

“Ajo që mund t’ju them është që sot demokratët e Vorës do të vendosin për përfaqësimin e tyre me votën e tyre. Pjesëmarrja do të jetë e shkëlqyer dhe do ta kalojë edhe referendumin e datës 18 dhjetor”, theksoi Noka.

 

Më tej ai u shpreh se betejën e kanë me Edi Ramën, me regjimin dhe me kreun e regjimit.

 

“Beteja është për të vendosur demokracinë dhe për të vendosur pluralizmin. Bashkinë E Vorës do ta marrim, rast të kundërt nuk ka. Kandidatët tanë janë 2 figura të spikatura të zonës dhe përfaqësues të denjë”,nënvizoi Noka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *