Partia Socialiste ka nisur me prezantimin e kandidatëve zyrtërë për kryebashkiakë.

 

Kështu, sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulan Balla ka bërë prezantimin e të gjithë kandidatëve për qarkun e Elbasanit.

 

Në Bashkinë e Prrenjasit do të kandidojë Buri Belba; në Belshi, Arif Tafani; në Cërrik Andi Salla; në Librazhd, Kastriot Gurra; në Gramsh Klodian Tace e në atë të Elbasanit Gledian Llatja.

 

Por teksa PS ka shpallur kandidaturat për të gjithë Bashkitë e këtij qarku, ajo e Peqinit vijon të jetë e papërcaktuar.

 

Gjatë prezantimit Balla tha se për këtë bashki janë katër kandidatë në garë dhe brenda afatit do të vendoset për emrin.

 

Megjithatë mësohet se PS mund të rikandidojë me shumë mundësi kryetarin aktual, Saimir Hasalla. Edhe pse nga radhët e PDIU marrëdhënia e mirë në këtë zonë mes çamëve dhe PS, me shumë mundësi do të ndikojë që socialistët të rikandidojnë Saimir Hasallën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *