Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melani, kanë rezultuar pozitivë ndaj testit për Covid-19 dhe tashmë gjenden të izoluar në shtëpinë e bardhë.

 

Në një postim në rrjetin social twitter, Trump bëri të ditur lajmin menjëherë pas rezultatit.

 

 “Sonte, zonja e parë dhe unë dolëm pozitiv në testin për Covid-19. Do të fillojmë karantinën dhe procesin e shërimit menjëherë. Do ta kalojmë këtë së bashku”.

 

Ndërsa Melani Trump shkroi se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

 

“Siç kanë bërë shumë amerikanë këtë vit, presidenti i SHBA dhe unë jemi në karantinë pasi kemi rezultuar pozitivë. Po ndihemi mirë dhe unë i kam shtyrë të gjitha angazhimet e ardhshme. Ju lutemi sigurohuni që po qëndroni të sigurt dhe të gjithë do ta kalojmë së bashku.”

 

Mjeku i presidentit 74-vjeçar, Dr. Sean Conley, konfirmoi se Trump dhe Zonja e Parë janë mirë aktualisht dhe pret që presidenti të vazhdojë të kryejë detyrat e tij ndërsa do të vazhdojë kurimin.

 

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, të gjitha ngjarjet politike të presidentit Trump për të ardhmen e afërt u anuluan, rrjedhimisht do të ketë një tërheqje nga fushata, një muaj para zgjedhjeve presidenciale.

 

Të mekurën në mbrëmje, një nga këshilltaret kryesore të presidentit, Hope Hicks gjithashtu rezultoi e infektuar. Ajo kishte simptoma të lehta gjatë udhëtimit me avion nga një tubim në Minesota në Uashington dhe ka shoqëruar presidentin edhe gjatë debatit të parë presidencial.

 

Në muajt e fundit, disa punonjës të Shtëpisë së Bardhë janë infektuar me koronavirus, përfshirë Katie Millerin, sekretaren e shtypit të nënpresidentit Mike Pence, dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *