Subscribe

Me 97 vota pro dhe 4 abstenim, Kuvemdi miratoi në seancë të jashtëzakonshme projekt-rezolutën për shmangien e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese.

 

Përmes kësaj projekt-rezolute, Kuvendi i kërkon Presidentit të reflektojë dhe të respektojë vetëm kompetencat që i njeh Kushtetuta.

 

Duke mos u pajtuar me vendimet e kreut e shtetit, shumica politike njeh si anëtare të Kushtetueses Arta Vorpsin dhe jo Xhafellarin e cila u dekretua nga Meta.

 

Kuvendi u kërkon gjithashtu të gjitha institucioneve që të mos e njohin dekretin e presidentit Meta për gjykatësen Xhafellari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *