Organizatori i dyshuar pas sulmeve të së dielës së Pashkëve të Sri Lankës është vrarë.

 

Presidenti Maithripala Sirisena tha se predikuesi radikal Zahran Hashimi, vdiq në hotelin Shangri-La në kryeqytet, Colombo.

 

Ai deklaroi se Hashimi drejtoi sulmin në hotelin turistik të popullarizuar, i shoqëruar nga një bombardues i dytë i identifikuar si “Ilham”.

 

Të paktën 250 vetë vdiqën në valën e shpërthimeve të dielën, që synonin kisha dhe hotele në Colombo.

 

Presidenti Sirisena gjithashtu njoftoi se shërbimet sekrete të Sri Lankës kanë identifikuar rreth 130 persona të lidhur me grupin e Shtetit Islamik dhe se 70 janë akoma të lirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *