Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka njoftuar se do të rinisin sërish negociatat me opozitën për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Në një dalje për mediat pas takimit me Alibeajn, Balla ka deklaruar se një takim do të zhvillohet ditën e nesërme, 18 Maj.

 

Takimi do të zhvillohet në parimin që të gjitha palët të kenë të drejtën e propozimit.

 

“Me parimin që të drejtën e propozimit ta kenë të gjitha palët, pastaj nuk dua të komentoj më shumë. Unë mendoj që është diçka e mirë që ne kemi mundësinë që të komunikojmë. Gjithmonë, nga dialogu dhe konsensusi vijnë produkte pozitive.

Unë pozicionin tim e kam thënë qartë sot do ta them dhe nesër. Nëse ka gatishmëri për tu përfshirë në proces seriozisht mund të kemi ecuri në këtë proces. Po harxhojmë shumë kohë me pjesën e parë. Propozimi im është që opozita të vijë me propozime konkrete.”-tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *