Analisti Paltor Nesturi thotë se zgjedhja e presidentit të ri të vendit, ishte suprizë.

 

Në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, Nesturi theksoi se kandidatura nuk u prezantua për herët nga ana e mazhorancës, për të mos e përbaltur emrin e tij.

 

“Kandidatura është e mirë se kemi të bëjmë me një shef shtabi. Procedura ka problemet e veta mund të ishte një kandidaturë që mund të shfaqej më përpara. Mendoj se gjthçka u bë në këtë formë për mos ta përbaltur kandidaturën. Skema për një president konsensual u pa që nuk do të ishte funskioanel që në fillim”,tha Nesturi.

 

Ai u ndal edhe të qendrimi i opozitës, teksa theksoi se kreu i grupit parlamentar të PD, Alibeaj bëri një lojë në funksion të tij.

 

“Loja që ka bërë Alibeja është në funskion të interesave të tij dhe grupi të tij. As ai nuk u përpoq që të kishte një kandidaturë. Loja në të cilën rrodhën të gjitha gjerat ishte si një ngecje topi për ta përdorur politiksh sesa për t’i dhënë një drejtim procesit. Kjo u duk qartë e në mënyrënën sesi e bjokotoi. Ishte një humbje për të”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *