Presidenti Filipine Rodrigo Duterte ka kërcënuar me burg të gjithë ata njerëz që nuk  pranojnë të vaksinohen kundër COVID, teksa situata pandemike në vend është alarmante, mbi 1.3 milion të infektuar dhe më shumë se 23,000 të vdekur.

 

“Ju vendosni, ose vaksinoheni ose shkoni në burg”, iu tha Presidenti qytetarëve në një mesazh televiziv.

 

Vërejtjet e Duterte bien në kundërshtim me pretendimet e zyrtarëve të tij shëndetësorë, të cilët thanë se megjithëse njerëzit inkurajohen të vaksinohen, ajo është ende vullnetare.

 

“Mos me keqkuptoni. Ka një krizë me të cilën përballet ky vend. Ekziston një emergjencë kombëtare. Nëse nuk doni të vaksinoheni, unë do t’ju arrestoj dhe do t’jua injektoj vaksinën”, tha Duterte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *