Subscribe

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka mbërritur për një vizitë zyrtarë në Tiranë.

 

Ai është pritur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka dalë disa minuta para mbërritjes për ta pritur në Bulevard. Gjatë  deklaratës të përbashkët për mediat me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ka zbardhur detaje nga takimi.

 

Rama tha se në takim ndër të tjera është folur për Reformën në Drejtësi, deri edhe për operacionin e djeshëm të SPAK, për të cilin tha se vlen për tu përshëndetur.

 

“Për ta afruar më shumë Ballkanin Perëndimor drejt BE. Natyrisht që nuk besoj se shqiptarëve asnjëherë nuk do iu duket e tepërt përsëritja e shprehjes së mirënjohejs për mbështetjen e BE në momentet më të vështira që nga momenti pas tërmetit, tek pandemia sepse janë momente të cilat kanë shënuar pika shumë të rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve të BE dhe Shqipërisë. Dua të theksoj se ne ndihemi krenar se jemi pjesë e Fronit të përbashkët që sot më shumë është një front i të mirës kundër të keqes, duke patur parasysh konfliktin luftarak në Ukraninë. Folëm me presidentin mbi situatën dhe sfidat në luftën në Ukrainë. Folëm për procesin në vigjilje të KE, ku dihet që Shqiëpria dhe Maqedoanin e Veriut janë në agjendë për çeljen e negociatave për në BE. Folëm për të gjitha sfidat e rajonit. Folëm për reformën në drejtësi. Të gjithë e ndoqëm edhe dje operacioni të SPAK dhe policisë për të goditur nëj rrjet kriminal dhe për ti dhënë goditjen më të rëndësishne krimit të organizuar. Dhe vënien para drejtësi individët që pavarësisht lidhjeve, Kjo tregon se jemi në rrugën e duhur”, tha Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *