Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel propozon që vendet e BE-së do të duhet të mendojnë për mundësinë e ofrimit të azilit për ushtarët rusë, që janë të gatshëm të largohen nga Ukraina dhe t’i thonë jo luftës.

 

Teksa fliste për krimet kundër njerëzimit në Bucha dhe qytetet e tjera ukrainase, ai iu bëri thirrje ushtarëve rusë që mos t’i zbatojnë urdhrat.

 

“Nëse nuk dëshironi të merrni pjesë në vrasjen e vëllezërve dhe motrave ukrainase, nëse nuk dëshironi të jeni kriminel, hidhni në tokë armët, ndalni luftën, thjesht largohuni nga fushëbeteja”, tha presidenti i Këshillit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *