I njohur për politikat e tij të ashpra në luftën ndaj drogës dhe vrasjen e mijëra përdoruesve të saj, presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka shkaktuar zemërimin e publikut pasi ka puthur një punonjëse gjatë një takimi në Korenë e Jugut.

 

Puthja në Seul ka nxitur debate të nxehta mes politikanëve filipinas, aktivistëve dhe përdoruesve të mediave sociale, mes akuzave për sjellje të pahijshme.

 

Ndërkohë zyra e presidentit nuk e ka komentuar publikisht incidentin, por kreu i opozitës në Filipine, e përshkroi aktin si një “shfaqje të neveritshme të seksizmit dhe abuzimit të rëndë të autoritetit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *