Rrjeti ka shpërthyer në komente dhe meme pasi një deputet zbuloi blerjen e 35 mijë tabletave viagra për ushtarët në Brazil.

 

“Spitalet kanë mungesë të barnave, por Jair Bolsonaro presidenti i Brazilit dhe klika e tij po shpenzojnë paratë publike për të blerë pilula të vogla blu”, tha deputeti i qendrës së majtë Elias Vaz, i cili tha se i kishte kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes një shpjegim për këtë çështje.

 

Deputeti thotë se këtë informacion e ka marrë në Portalin e Transparencës Qeveritare, i cili mundëson akses në të dhënat e shpenzimeve publike sipas kërkesës.

 

Sipas tij, dokumentet nuk e përmendin viagrën me emër, por tregojnë miratimin për blerjen e mijëra tabletave që përmbajnë “sildenafil”, një përbërës i ilaçit të famshëm që përdoret për trajtimin e disfunksionit erektil.

 

Minsitria braziliane e mbrojtjes në një deklaratë për shtyp tha se se “blerja e sildenafilit” ishte “e destinuar për trajtimin e pacientëve me hipertension arterial pulmonar”, barna të tilla si viagra gjithashtu bëjnë të mundur zgjerimin e enëve pulmonare.

Ky justifikim i ministrisë së mbrojtjes nuk i pengoi përdoruesit e internetit ‘të shpërthenin’ në meme.

 

“Disa thonë se këto tableta janë për të ndihmuar Forcat e Armatosura të shkatërrojnë demokraci me më shumë forcë se sa kanë bërë kohët e fundit”, shkroi blogu satirik brazilian Sensacionalista.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *