Parisi zyrtar këmbëngul në idenë e reformimit të procesit të zgjerimit duke e përshkruar si shumë burokratik dhe të papërshtatshëm.

Presidenti francez Macron, në një konferencë për shtyp përsëriti kundërshtimin e tij për hapjen e kapitujve të rinj për negociatat e pranimit me Tiranën dhe Shkupin.

 

“Qëllimi i vetos sime është reformimi, pastaj anëtarësimi i plotë i Ballkanit Perëndimorë në Europë. Unë e di që kjo është një sfidë edhe gjeopolitike, e cila ka të bëjë me shmangien e atyre vendeve që do të tentojnë të mbushin boshllëkun e supozuar se do të krijohet, gjë që do të destabilizojë jo vetëm situatën e brendshme në këto dy vende por do të destabilizojë edhe kontinentin europian. Por duhet të jemi të qartë se procesi i pranimit duhet të kalojë në disa faza partneriteti strategjik. Ne së pari duhet të investojmë te këto vende, në planin ekonomik, arsimor dhe kulturor. BE bëri një gabim kolektiv duke deklaruar anëtarësimin në union si marrëdhënien tonë të vetme me Ballkanin Perëndimor.”

 

 

Presidenti Macron theksoi se Europa nuk duhet të përsërisë gabimin e bërë me Turqinë, pasi procesi i pranimit është zvarritur 40 vjet prandaj duhet të reformohet dhe të bëhet i kthyeshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *