Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19. Ai ka kryer testin pas shfaqjes së disa simptomave të lehta dhe tashmë gjendet në izolim për 7 ditët e ardhshme. Edhe kryeministri Jean Castex, është vetëizoluar pasi konsiderohet një “rast kontakti” i mundshëm.

 

Deri më tani disa udhëheqës botërorë janë infektuar me Covid-19. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump rezultoi pozitiv në muajin tetor. Ai u trajtua në spital për tre ditë. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson gjithashtu u infektua dhe përfundoi në kujdesin intensiv gjatë valës së parë të pandemisë në muajin mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *